Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishin të ftuar këtë të hënë Erion Kristo dhe djali i tij, Drino. Të dy ata ndajnë një dashuri të përbashkët për librin, dijen, njohurinë.

Prezantues televiziv, gazetar, publicist i spikatur në mënyrën e të shprehurit, Erion Kristo vjen me përkthime të reja në shqip. Dashuria e tij për librin e bashkon fort me Drinon, i cili ka përkthyer librin e tij të dytë për fëmijë. Ata prezantuan disa sugjerime të reja për të gjithë ata që janë të apasionuar pas librit, 3 tituj për fëmijë dhe një për të rritur.

  1. Maçoku shkop

Rrëfen historinë e një maçoku me mikeshën e tij, Editën, që jetojnë ngjitur me njëri-tjetrin. Një ditë, në ndërtesën përballë rrugës vjen një teknik pianoje që luan shumë mirë në piano, por papritmas ngec. Nga dashuria e tyre për të, ata nisin një udhëtim qesharak për ta shpëtuar, të cilit ia arrijnë qëllimin midis situatave komike. Libri është i përshtatshëm për fëmijë të moshave të vogla e deri në 12 vjeç.

2. Të fitosh në çdo negociatë

Një libër praktik që nuk është ndërtuar mbi teori. Një kryeagjent FBI-je nxjerr përvojën e jetës së tij në negociata të cilat i ka zbatuar mbi njerëz të rëndësishëm të Harvardit. Teknika si “efekti Pinok”, leximi i fiziologjisë së trupit për të fituar në negociata, si të jesh një lider në to, janë disa nga këshillat e dobishme dhe sekretet që mund të mësosh për të triumfuar në situatat e jetës.

3. Timi dështimi

Një fëmijë shumë i zgjuar kërkon të jetë detektivi më i mirë në botë, por nuk di si ta bëjë mirë këtë gjë. Ai shkakton situata gazmore me një humor që i përshtatet preferencave të fëmijëve

4. Bomberi dhe lojtarët rezervë

Disa fëmijë që janë shumë shokë me njëri-tjetrin i bashkon futbolli. Situatat e rrëfyera në mënyrë të këndshme në të vërtetë fshehin një moral të thellë në to, por të kuptueshëm dhe të përthithshëm nga fëmijët, duke e bërë kështu një libër edukues./tvklan.al