Këtë vit libra fals do të përfitojnë dhe nxënësit e klasave të teta dhe të nënta. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në një postim në mediat sociale bën me dije se me libra falas do të jenë të gjithë nxënësit në arsimit bazë.

Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas.

Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë”, shkruan ministrja.

Janë rreth 280 mijë nxënës përfitues në total nga kjo skemë mbështetëse, prej të cilëve ndërkohë janë 16 mijë nxënës në arsimin e mesëm të lartë që do të përfitojnë si pjesë e kategorive të veçanta.

Nxënësit do të pajisen me libra të “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”./tvklan.al