Librat falas, kush i dëmton do t’i paguajë

Librat falas, kush i dëmton do t’i paguajë

16:00 05/09/2018

Nxënësit e ciklit fillor nga klasa e 1 deri në 4 kanë marrë në dore librat falas. Ata do t’i kenë në përdorim këto libra përgjatë vitit shkollor dhe në fund do t’i dorëzojne pa i dëmtuar, sepse ndryshe duhet t’i paguajnë.

Ashtu siç shihet në këto libra, çdo mësim ka kërkesa që do të duhet të plotësohen në libër. Por si do të bëhet që librat të jenë të përdorshëm edhe për ata që do t’i marrin më pas?

“Do t’i udhëzojmë nxënësit të përdorin vetëm lapsin”.

Shpërndarja e teksteve falas ka nxitur edhe debate politike. Opozita është shprehur se qeveria mashtron kur thotë se po jepen librat falas, pasi ato janë vetëm në përdorim, ndërsa thotë se është rritur çmimi i teksteve. Akuzat janë hedhur poshtë nga Ministria e Arsimit, sipas së cilëve rritja e çmimeve për disa tekste vjen për shkak të rritjes së cilësisë së tyre.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT