Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Mbrrijnë ndihma të reja për kosovarët e strehuar në Librazhd. Tashmë qyteti i Librazhdit ku janë strehuar mijra kosovarë, po pret gjithnjë e më shumë ndihma në ushqime medikamente që do tu jepen të shpërngulurve kosovarë. Për 200 familjet librazhdase që kanë strehuar kosovarët dhe 900 të tjerë të strehuar në kampin e Togëzit, një shoqatë italiane “Agimi”, ka sjellë ndihma të ndryshme, dhuratë e banorëve të Riminit.

Ndihmat që kanë medikamente dhe ushqime kap shifrën prej 110 milion liretash. Gjithashtu dhe trupat franceze të Natos kanë dhuruar për kosovarët e strehuar në Librazhd 3000 pako. Regjimenti francez i parashutistëve i vendosur në Elbasan shkuan dje në kampin e Togëzit në Librazhd dhe u dhuruan kosovarëve ndihma.

Gjithashtu ata u dhuruan dhe kosovarëve të strehuar në familjet librazhdase nga dy pako 6 kg për frymë. Dhuratë e ushtarëve francez për kosovarët e strehuar në librazhd kap shifrën e 60 milion lekëve të vjetra./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj