Libri i Kalos, pedagogia: Si ka mundësi që nuk ka një dilemë ky njeri?

Libri i Kalos, pedagogia: Si ka mundësi që nuk ka një dilemë ky njeri?

23:12 16/09/2019

Pedagogia Jonila Godole thotë se Isuf Kalo nuk mund të jetë kurrsesi një person apolitik, duke qenë se jetoi për një kohë të gjatë pranë familjes së diktatorit Enver Hoxha.

“Në çdo vend të botës, nëse mjeku personal i një diktatori do të shkruante një libër opinioni publik dhe lexuesi sigurisht do të ishte shumë i interesuar për të parë se çfarë, ka shkruar ky person. Dhe sigurisht pritshmëritë, sidomos në një vend si Shqipëria janë shumë të larta. Në rastin e Kalos, unë do thoja që të jesh për një kohë të gjatë, për afro dy dekada, afër familjes së diktatorit dhe mjeku i tij personal për më shumë se një dekadë, ai nuk mund të jetë kurrsesi një person apolitik. Kështu që edhe përgjegjësia dhe pritshmëritë e mia ndaj tij, në çastin që ulet të shkruajë një libër se çfarë ka përjetuar, janë më të mëdha”.

Godole tha se në libër i kishte munguar reflektimi për krimet e ndodhura gjatë kohës së komunizmit.

“Ajo që më mungoi mua personalisht është si ka mundësi që ky person nuk ka pasur një dilemë. Nga njëra anë unë e kuptoj që si mjek ti ke një detyrim etik ndaj pacientit. Atë pacient të kanë dhënë dhe atij do t’i shërbesh. Por nga ana tjetër, kur kalon viti i parë, i dytë, i tretë, kur kalon po themi 10 vjet, kur po vjen viti i 20-të, si ka mundësi që nuk ka një dilemë ky njeri, pra po flas për personin që shkruan librin, për atë që unë si lexuese e këtij libri shoh. Si ka mundësi që ky njeri nuk ka një dilemë, që ky njeri që na paraqitet si engjëll dhe që ai ka një komunikim me një dhembshuri prej gjyshi, kurse Nexhmijen me një dhembshuri të jashtëzakonshme prej gjysheje e nëne, si ka mundësi që do t’i shpjegojmë krimet që ndodhin në këtë vend. Është e pamundur për mua që këta persona të mos kenë pasur dijeni për krimet që kanë ndodhur. Dhe nuk ka në asnjë moment, asnjë reflektim për këto”./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori