Vetëm gjysma e ekipeve të Superligës janë licencuar për pjesëmarrje në kupat e Europës. Partizani, Kukësi, Teuta, Skënderbeu dhe Laçi i plotësojnë kriteret për të luajtur në turnetë kontinentalë, ndërsa Flamurtari, Tirana, Luftëtari, Kastrioti dhe Kamza nuk e kaluan këtë proces.

Deri më tani e kanë siguruar një vend në kupat e Europës, Partizani, Kukësi dhe Teuta. Ekipi i katërt do të jetë Skënderbeu ose Laçit. Kjo varet nga vendimi që do të marrë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për korçarët. Aspekti financiar është një problem për klubet shqiptare.

Pagesat e munguara të lojtarëve dhe kontributit në tatime janë pikat më shqetësuese në futbollin shqiptar.

Tv Klan