Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

“Bah 2000” është manifestimi i instrumentistëve shqiptar me vlerat e kompozitorit gjerman. Veprimtaria artistike në rrang kombëtar përkon me 250 vjetorin e vdekjes së kompozitorit Johan Sebastian Bah. Shoqata “Epta Albania”, ajo e mësuesve të violinës, drejtoria e shkollës “Jordan Misja”, mbështetur nga ministria e Kulturës dhe ministria e Arsimit janë organizatorët e këtij manifestimi.

Nën patronazhin e ambasadës Gjermane janë sjell katër specialist, pedagog të konservatorit Esen dhe Karlsruhe. Prania e këtyre pedagogëve, veprimtaria artistike me vlerat e marra në Europë dhe Gjermani, sjell një kontakt direkt e cilësor ndaj shkollave tona.

Diploma për interpretuesin më të mirë “Bah 2000” dhe një çmim special për talentin më të spikatur./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti