Duke mos patur mundësi të matemi si të barabartë me Italinë dhe Spanjën, rivalët direkt të kombëtares në ndeshjet e mbetura janë Lichtenstein dhe Maqedonia. Çdo pikë është ë rëndësishmë në këto ndeshje për renditjen në grup.

Edhe pse duket ndeshje e lehtë ndaj Lichtenstein, kuqezinjtë po e marrin seriozisht dhe jo vetëm për të bërë figurë të mirë përpara trajnerit të ri.

Liridon Latifi dhe Eros Grezda janë futbollistë që kanë luajtur në kombëtaren e 21 – vjecarëve. Veç tyre Panuçi ka afruar edhe disa të tjerë të këtij brezi për arsye se e njohin më mirë lojën e njëri – tjetrit dhe nuk do ta kenë të vështirë të përshtaten.

Tv Klan