david-cameron_1735615cSulmi terrorist ndaj revistës satirike franceze Sharli Hebdo’ është dënuar njëzëri nga krerë shtetesh nga e gjithë bota.

I pari prej tyre ishte kryeministri britanik Dejvid Kameron, i cili tha nga parlamenti në Londër se ishte kundër çdo lloj forme të terrorizmit, që cënon fjalën e lirë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se akti terrorist cënonte elementet bazë të kulturës së lirë dhe demokratike.

Për presidentin e Parlamentit Europian Martin Shulc, liria e fjalës është e padiskutueshme, ndërsa dhuna është e papranueshme.

Sulmi u dënua edhe nga presidenti amerikan Barak Obama e sekretari i shtetit Xhon Kerri.

Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun tha se sulmi ishte një kurth për të shkaktuar përçarje.

Sulmi u dënua edhe nga Vatikani.

Ministri i jashtëm turk Ahmed Çavushollu tha se sulmi ishte kundër parimeve të fesë islame, që predikon paqen.

Ndërsa autoritetet e Arabisë Saudite, aktet terroriste dënohen nga feja islame dhe nga të gjitha fetë e tjera.

Tv Klan