Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në Lubjanë ku është takuar me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ai është mirëpritur nga kryeministri slloven, Robert Golob dhe presidenti i Këshilllit Europian Charles Michel,

Kryeministri Rama shpërndau në “Facebook” foto nga darka e mikpritjes ku vihet re takimi pas shumë kohësh me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Nesër në Lubjanë do të zhvillohet Konferenca e Forumit Strategjik të Bledit.

Qëllimi i Forumit të Bledit është të inkurajojë pjesëmarrësit për të diskutuar rreth sfidave rajonale dhe globale. Përmbajtja e Forumit Strategjik të Bled-it të këtij viti ngre çështjen e rolit të solidaritetit në garantimin e sigurisë. Forumi i sivjetshëm, si në aspektin e përmbajtjes ashtu edhe të pjesëmarrjes, pasqyron aspiratat e Sllovenisë si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSKB) për vitin mandatar 2024-2025. 

“Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër,” shkruan Rama.

/tvklan.al/