Presidenti Thaçi refuzon pjesëmarrjen në samit

Në Tiranë kanë mbërritur sot liderët e vendeve të rajonit që do të marrin pjesë në takimin e tretë për nismën e ashtuquajtur “Minishengeni Ballkanik”.

Në këtë samit do të marrin pjesë Presidenti serb, Alekasandër Vuçiç, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti malazez Milo Gjukanoviç, ndërsa do të mungojë Kosova.

Presidenti Thaçi tha se nuk do të marrë pjesë pasi Beogradi nuk e njeh Kosovën dhe se po punon kundër interesave të saj. Kryeministri Rama është shprehur më herët se mospjesëmarrja e Kosovës është vetëizolim dhe vetëpërjashtim.

Ndryshe nga dy takimet e tjera, në Novisad dhe në Ohër, në Tiranë samitit do t’i bashkohen edhe përfaqësues të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Pjesëmarrësit e samitit do të shohin edhe zonën e prekur nga tërmeti në Durrës.

Tv Klan