Los Angeles Clippers janë liderët e klasifikimit në 5 takimet e parë të NBA. Të udhëhequr nga Kawhi Leonard, i cili shënoi 28 pikë, Clippers mposhti 128-105 Portland dhe regjistrojnë triumfin e katërt në 5 sfidat e para.

Tek fitorja u rikthyen kampionët në fuqi, Los Angeles Lakers. Lakers likujduan me shifrat 121-107 San Antonio Spurs, ku shkëlqeu LeBron James. 36-vjeçari realizoi 26 pikë ndërsa në këtë ndeshje vendosi edhe një rekord në NBA amerikan. James shënon të paktën 10 pikë në 1000 sfidat që ka zhvilluar, duke u bërë basketbollisti i parë që e arrin një bilanc të tillë.

Në takimet e tjera, Boston Celtic mposhti 126-107 Memphis Grizzlies, Brooklyn Nets likujdoi 145-141 përballë Atlanta Hawks, Milwaukke Bucks-Dallas Mavericks u mbyll 108-99, ndërsa Charlotte triumfoi 118-107 ndaj San Antonio Spurs./tvklan.al