Njëzet e tetë (28) liderët europianë kanë diskutuar shkurtimisht mbi politikën e zgjerimit në samitin e Brukselit zhvilluar mbëmjen e 20 Qershorit. Asnjë suprizë në konkluzionet e tyre për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që janë të njëjtat me ato të aprovuara nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian më 18 Qershor, në Luksemburg.

Por surpriza ka ardhur në konferencën e shtypit të Kancelares gjermane Angela Merkel, e cila është shprehur që do të përdorë të gjithë peshën politike për të mbështetur një vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut në Tetor.

E pyetur se ç’garanci mund të japë Kancelarja gjermane për hapjen e negociatave me këtë shtet, ajo është përgjigjur: “Çdo gjë që mund të bëj, do t’a bëj, në mënyrë që të bëj të mundur një vendim pozitiv në Tetor, pasi Maqedonia e Veriut ka bërë një punë ekzemplare me Marrëveshjen e Prespës. Ne e kemi diskutuar këtë dje. Bëhet fjalë vetëm për çështje javësh. Angazhimi ynë qëndron dhe unë do të përdor të gjithë peshën politke për të mbështetur një vendim të tillë”.

Në samitin e Tetorit pritet të shihet nëse do të ketë një trajtim në bllok të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë ose jo.

Tv Klan