Partitë politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës kanë qëndrime të ndryshme për rrjedhën e refomave për përgatitjen e zgjedhjeve të Dhjetorit.

Qëndrimet e tyre, liderët politik i shprehën pas takimeve me përfaqësuesin e lartë amerikan dhe këshilltarin e presidentit Obama për Evropën, Çarls Kupçan. Për liderin e PDSH-së Menduh Thaçi sipas rrjedhës së reformave, zgjedhjet në Dhjetor janë të pamundura.

“Zyrtari i lartë i presidentit Obama, shefi i komisionit për siguri kombëtare, shprehu shumë interesim që ne ta përshpejtojmë procesin e reformave dhe sa më shpejt të trokasim në dyert e NATO-s. Sipas asaj që po zhvillohen reformat mendoj që nuk do të ketë zgjedhje. Fatkeqësia është këtu që mungon vullneti politik se lëshimet teknike dhe shkeljet e afateve 2-5 ditë bëhen por këtu nuk shoh vullnet politik që të kemi zgjedhje në fund të vitit”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Në komunikatën e BDI-së thuhet se kriza në vend përmbyllet vetëm nëpërmjet të mbajtjes së zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe demokratike, prandaj dhe besojmë që vlerësimi në fund të muajit Gusht në lidhje me përmbushjen e kushteve për mbajtje të zgjedhjeve do të jetë pozitiv. Detyrë prioritare e qeverisë pas zgjedhjeve, mes tjerash, do të jetë zgjidhja e çështjeve të hapura me fqinjët që do të mundëson integrimin e menjëhershëm në NATO dhe hapjen e bisedimeve për aderim në Bashkimin Evropian; thuhet në kumtesën e BDI-së.

“Kriza në vend përmbyllet vetëm nëpërmjet të mbajtjes së zgjedhjeve demokratike. Ahmeti beson që vlerësimi në fund të muajit gusht do të jetë pozitiv. Detyrë prioritare e qeverisë pas zgjedhjeve – integrimi në NATO dhe BE”, njoftojnë nga BDI-ja.

Nga LSDM-ja njoftojnë se gjatë takimit Zaev – Kupçan është folur për patjetërsueshmërinë e përmbushjes së kushteve minimale për organizim të zgjedhjeve do të mbahen në Dhjetor.

“Bëhet fjalë për reforma drejt përmbushjes së kushteve minimale për zgjedhje të drejta dhe të besueshme. Kjo d.m.th. garancë që do të respektohet vullneti i lirë i qytetarëve. Reformat e vërteta në vend që do t’i ndjejnë qytetarët, vinë pas ndryshimeve demokratike që do të ndodhin në Dhjetor.”

“Reforma drejt përmbushjes së kushteve minimale për zgjedhje të drejta Reformat e vërteta në vend vinë pas ndryshimeve demokratike që do të ndodhin në dhjetor”, thonë nga LSDM-ja.

Deri në këto momente, nga VMRO-DPMNE-ja nuk kanë njoftuar për takimin e kreut të kësaj partie me Kupçan dhe as për kushtet për zgjedhjet e 11 Dhjetorit./tvklan.al

Burimi Alsat-M