Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe. Lajmi është bërë publik nga një shkencatar rus në Universitetin Rutgers në New Jersey, Sergei Erofeev.

Unë po informoj këtë me pëlqimin e atyre që kanë bërë propozimin. Jo të gjithë janë të gatshëm të zbulojnë emrat e tyre, por është një propozim masi, herët a vonë disa emra do të dalin,” u shpreh shkenctari.

Ai gjithashtu theksoi se procesi i nominimit të Navalny kishte filluar nga shkencëtarët, të cilët shprehen se lideri i opozitës ruse ka bërë shumë për paqen.

DW shkruan se sipas rregullave të Nobel, rektorët e universiteteve, profesorë të shkencave shoqërore, historisë, filozofisë, drejtësisë dhe teologjisë, si dhe drejtorët e instituteve kërkimore për paqen dhe politikën e jashtme kanë të drejtë të propozojnë një kandidat për Çmimin Nobel për Paqe.

Alexei Navalny kohët e fundit është shtruar në spital, pasi u tentua helmimi i tij. Në fillim u mendua se ai u helmua nga çaji që kishte konsumuar në avion, por më pas është zbuluar se komplikacionet kanë ardhur nga uji që ka pirë në hotel./tvklan.al