Zyrtarët ukrainas thonë se deri në 200 ushtarë ukrainas vriten çdo ditë

Qyteti i Severodonetskut në Ukrainë është epiqendra e luftimeve mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.

Kryetari i bashkisë së këtij qyteti Oleksandr Striuk në një intervistë me “Sky News” ka bërë me dije se  situata nuk ka ndryshuar në tre ditët e fundit.

Sipas një anëtari të Republikës Popullore të Donetskut forcat ukrainase duhet të dorëzohen ose të vdesin. Eduard Basurin deklaron se trupat ukrainase nuk do të jenë në gjendje të largohen nga qyteti pasi u shkatërrua ura e fundit që e lidh  qytetin me atë të Lisiçanskut është shkatërruar. Qëllimi i tyre tani është të shkatërrojnë urën e fundit të mbetur dhe të shkëputin Severodonetskun nga pjesa tjetër e Ukrainës.

Kontrolli i qyteteve binjake do t’i jepte Rusisë kontrollin e të gjithë rajonit të Luhanskut, pjesë të të cilit tashmë administrohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Me bombardimet e forta dhe luftimet intensive në rrugë që po vazhdojnë, evakuimi i civilëve është i pamundur. Vdekjet janë të shumta në mesin e trupave ukrainase pasi sipas zyrtarëve atje 100 deri në 200 ushtarë vdesin çdo ditë.

Ndërkohë, Rusia ka pretenduar se ka shkatërruar një “sasi të madhe” armësh dhe pajisjesh ushtarake në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

Klan News