Një nga figurat më të rëndësishme të opozitës në Bjellurosi, Maria Kolesnikova, u rrëmbye një ditë më parë në qendër të Minskut, por sot ajo është shfaqur në Ukrainë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Kolesnikova ka udhëtuar drejt Ukrainës dhe kishte kaluar përmes pikës së kalimit kufitar në Alexandrovka në orën 4 të mëngjesit të Martën.

Përkrahësja e kandidates së opozitës u rrëmbye një ditë më parë nga persona të maskuar në afërsi të muzeut të Minskut, duke shkaktuar debat jo vetëm në Bjellorusi.

Gjermania dhe Britania kërkuan përgjigje për vendndodhjen e Kolesnikova, ku sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab, shkroi në mediat sociale se ishte shumë i shqetësuar për lideren opozitare. Po ashtu ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, kërkoi vendndodhjen e saj dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi.

Kolesnikova është një nga partneret e fushatës së kandidates për presidente, Svetlana Tikhanovskaya, e cila pretendoi fitoren kundër presidentit, Alexander Lukashenko, në zgjedhjet e 9 Gushtit./tvklan.al