Një shqiptar që jetonte prej kohësh në Itali është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar gruan dhe djalin e tij. Mediat në Itali raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, njihej si një person problematik.

Mësohet se ai për një kohë të gjatë ka ushtruar dhunë fizike kundër gruas e djalit të tij, por nuk ishte denoncuar në polici. Një ditë më parë ai kishte lidhur fëmijën me zinxhir në makinë dhe më pas kishte shkuar në banesë dhe kishte dhunuar bashkëshorten.

Ka qenë djali ai që mundi të arratisej dhe menjëherë ka shkuar në komisariat, ku ka njoftuar policinë për dhunën që po ushtronte 54-vjeçari.

Ai është menjëherë në pranga, bashkëshortja dhe djali i tij kanë treguar se prej kohësh ata dhunoheshin dhe keqtrajtoheshin prej tij.

Tashmë 54-vjeçari ndodhet në paraburgim në burgun e Santa Maria Capua Vetere në pritje të gjykimit për akuzat që janë ngritur kundër tij./tvklan.al