Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë do të zgjedhë kryetarin e saj të ri. Kjo lidhje është mbledhur në kuvendin e IV kombëtar ku përveç kryetarit është diskutuar dhe mbi problemet dhe arritjet deri tani të punës në këtë institucion. Ndër artistët dhe shkrimtarët që diskutuan në ditën e dytë të këtij kuvendi ishte dhe kryetari i tij Xhevahir Spahiu.

Në diskutimin e tij zoti Spahiu theksoi se duhet të ndërrojë mendësia. Të kuptohet njëherë e mirë se një vend pa kulturën dhe personalitetet e letërsisë dhe artit, në piedestalin që i vë bota e qytetëruar nuk mund të flitet për demokraci dhe nuk mund të ketë rilindje të këtij populli të rraskapitur që pret shumë nga bijtë e tij të çmuar.

Ndërkohë pas diskutimeve është mbledhur kryesia e kësaj lidhjeje për të vendosur mbi kandidaturat e vëna për kryetar të lidhjes dhe pas votimit pritet të shpallet edhe kryetari i ri i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora