Përpos marrëdhënies së veçantë që përcolli përmes fotografisë me Ertën, në ekspozitën e realizuar nga fotografja e njohur Anjeza Dyrmishi, Rudina Dembacaj pranoi të fotografohej në mbështetje të të gjitha grave që ashtu sikur ajo gjykohen ashpër për vendimet që marrin, edhe kur bëhet fjalë për vendime krejtësisht personale.

Rudina Dembacaj: Përveç se unë Anjezën si fotografe e dashuroj, ishte edhe tema që më preku shumë, sidomos në ditët e sotme që të gjitha gratë dhe vajzat po hasen me dhunë të jashtëzakonshme dhe jo vetëm nga burrat, por edhe me dhunë nga njëra-tjetra. Unë jam gjithmonë e gatshme të jem pjesë e mesazheve të forta, me shembullin tim mirë apo keq, ka njerëz që vërtet frymëzohen. Grave që ndjehen të gjykuara do ju thoja mos rreshtin kurrë së buzëqeshuri sepse gjykimi i të tjerëve, le ta quaj, nuk di si t‘ja vë emrin sepse ka aq shumë pak rëndësi për mua, sa nuk e imagjinon dot askush.

Rudina e pranon se pasi bëri publike lidhjen me Mark Frrokun pësoi një tronditje për shkak të komenteve negative. Madje arriti deri aty se mendoi të merrte edhe qetësues. Por sot ndihet krenare që ka bërë atë që ka ndjerë.

Rudina Dembacaj: Në momentet e para unë nuk isha ndeshur kurrë me komente negative gjatë jetës dhe kur u ndesha kisha dy ditë, do ta pranoj me zë, isha shumë e tronditur, pasi unë bëra lidhjen time publike dhe madje arrita deri në një pikë sa thashë duhet të marr qetësues, se kisha rrahje shumë të shpeshta të zemrës dhe shkova në farmaci dhe aty mu kujtua se jetën time nuk e ka në dorë askush sepse nuk e ka patur kurrë, dhe se nuk dorëzohem kurrë. Jam shumë krenare që kam bërë atë që kam ndjerë dhe është vetëm rruga e duhur për jetën e çdokujt, sidomos të një gruaje. Unë jam shumë krenare dhe kryelartë dhe atë ditë në farmaci bleva një kolinoz zbardhues, që ndërkohë që më gjykojnë unë të qesh edhe më shumë./tvklan.al