Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë bashkë dhe për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi.

Këtë lajm e ka konfirmuar ekskluzivisht prestigjiozia britanike “Daily Mail” përmes fotove të ëmbla të dyshes, ku shihen mjaft të lumtur së bashku.

Në një shfaqje të guximshme publike, Kim, 41 vjeç dhe Pete, 28, u kapën mat nga paparazzi të kapur për dore ndërsa festonin ditëlindjen e komedianit në Palm Springs, Kaliforni.

As Kim dhe as Pete nuk mund të fshihnin buzëqeshjet e tyre ndërsa bënë një shëtitje pranë rezidencës prej 12 milionë dollarësh të mamasë së saj Kris Jenner, ku ata kanë qëndruar së bashku, duke lënë dyshime se marrëdhënia e tyre është më shumë se thjesht një aventurë kalimtare.

Sjellim në vëmendje se Pete është partneri i parë për yllin e realitetit që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West në shkurt të këtij viti.