Lidhje live me sheshxhirimin e “Ertugrul-Osman”


Lidhje live me sheshxhirimin e “Ertugrul-Osman”

14:01 27/10/2019

Serialet turke prej vitesh po korrin sukseset e një pune të jashtëzakonshme, por shpesh kanë marrë kritika për orët e gjata të xhirimeve.

Në Stamboll ka nisur xhirimet edhe seriali “Kurulus Osman”, i cili do të pasojë “Dirilis Ertugrul”. Aktori kryesor Burak Ozcivit, i cili luan rolin e Osmanit, largohet për orë tepër të gjata nga shtëpia. Sipas medias ai punon 7 ditët e javës nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 8 të darkës.

Kjo e ka detyruar bashkëshorten e tij, Fahriye Evcen që herë pas here në pushimet mes skenave të lidhet me kamera me Burakun, në mënyrë që aktori ta ndjejë më pak mungesën e tij në shtëpi, ku ndodhet edhe djali i tij 5 muajsh, Karan.

Sipas medias turke, Evcen përveç lidhjes së herëpashershme me kamera i dërgon shumë shpesh edhe video të djalit të tyre. /tvklan.al







Të ngjashme