Tirana u kualifikua në play off e Ligës Ballkanike të Basketbollit pas fitores 95 – 65 me malazezët e Ibar Rozhaje, në sfidën e luajtur të martën në sallën “Feti Borova” në kryeqytet.

Bardheblutë zotëruan takimin duke e mbyllur fazën e rregullt në vendin e gjashtë në kuotën 15 pikëve, duke fituar 3 ndeshje dhe humbur 9. Endrit Hysenagolli ishte shënuesi më i mirë me 26 pikë. Tirana do të luajë me Levskin e Sofjes për të diskutuar një vend në fazën finale.

Në ndeshjet në grup bardheblutë fituan në shtëpi dhe u mundën në transfertë me bullgarët. Sfida e parë play off do të luhet më 27 mars në kryeqytet, ndërsa e kthimit më 3 prill në Sofje.

Tv Klan