Do të diskutohet për hapat pas bojkotimit të kampionatit

Liga Profesioniste e Futbollit do të zhvillojë të shtunën në orën 11:00 një mbledhje të jashtëzakonshme.

Një hap pas vendimit për të shtyrë nisjen e kampionatit me afat të pacaktuar. Mësohet se aty do të diskutohet për krijimin e grupit negociator me qeverinë dhe hapat që do të ndiqen pas vendimit për bojkot.

Kryeministri Edi Rama tha të enjten se nëse mund të bëhet diçka më shumë, janë gati ta bëjnë, por në radhë të parë të zhduket informaliteti.

Liga Profesioniste e Futbollit kërkon rishikimin e ligjit të sportit dhe sponsorizimeve, pasi klubet janë në vështirësi financiare.

Tv Klan