“Duhet vendimmarrje politike për plotësimin e kërkesave”

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Liga Profesioniste e Futbollit refuzoi takimin në zyrat e ministrisë së financave me të mandatuarin e qeverisë, deputetin socialist Fidel Ylli.

Liga ka ngarkuar tre presidentë për t’u takuar drejtpërdrejt me kryeministrin. Refik Halili i Tiranës, Gazment Demi i Partizanit dhe Koço Kokëdhima i Apolonisë do të duhet të mbrojnë kërkesat përballë kreut të qeverisë. Po cila është arsyeja që refuzohen takimet me të tjerë përfaqësues të ekzekutivit?

“Që prej 19 muajsh ka patur grupe pune dhe diskutime, u miratua ligji që nuk i përmbushi kërkesat, ka përfunduar koha e teknikaliteteve, duhet vendimmarrje politike”.

Deri më tani, klubet shfaqen të bashkuara në mbrojtje të kërkesave të tyre.

“Liga nuk do të tolerojë kërkesat e mëddha. Ne duam që të lozim futboll”.

Liga Profesioniste e Futbollit kërkon ndryshimin e ligjit për sponsorizimet, duke zbritur nga tatim fitimi, përfshirjen e veprimtarive ekonomike të klubeve të futbollit në TVSH e reduktuar në masën 5%, faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet fiskale të klubeve, dhe përjashtimin deri në 10 vjet nga tatim fitimi për të ardhurat e futbollistëve.

Tv Klan