Këtë të Enjte, do të luhen disa ndeshje në Ligën e Kombeve, të vlefshme për çerekfinalet, por edhe për fazën “play off”.
Kosova pret në Prishtinë Islandën, me ndeshjen e parë që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në këtë përballje luhet për një vend në Ligën B dhe synohet kualifikimi, i cili do të vendoset në dy ndeshje.
Sa i përket çerekfinaleve, spikat Itali-Gjermani, e cila do të luhet në stadiumin “San Siro”.
Përballje spektakolare do të jetë edhe ajo mes Holandës dhe Spanjës, pa anashkaluar ndeshjet Kroaci-Francë dhe Danimarkë-Portugali.
Ndeshjet e sotme:



/tvklan.al