Tifozët shpalosin flamurin e Shqipërisë

Një tjetër sfidë interesante që luhet sot në mbrëmje është edhe ajo mes Kosovës dhe Greqisë.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës dhe është e vlefshme për grupin 3 të Ligës së Kombeve.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje me nga një pikë pasi në ndeshjet e para barazuan.

Por pak orë para ndeshjes, një flamur i Shqipërisë me shqiponjën dykrenare është shpalosur në impiantin sportiv. Tifozët nuk do të jenë të pranishëm në ndeshje, si masë për parandalimin e koronavirusit, por kjo nuk i ndali ata të shfaqin ndjenjat patriotike.

Kujtojmë se Greqia është një prej shteteve që ende nuk e ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Tv Klan