Kroaci – Spanjë është një përballje mes fundit të klasifikimit dhe kreut të Grupit 4 në Ligën A. Kroatët u mundën 6 – 0 në sfidën e parë dhe duhet të fitojnë që të jenë ende në garë, por që të mos rrezikojnë edhe rënien në Ligën B.

Zlatko Dalic, trajner i Kroacisë:

Do të jetë e vështirë, por nuk kërkojmë hakmarrje. Synojmë 3 pikët që do të thotë se është një mundësi për ne që të fitojmë grupin.

Një sukses i Spanjës do t’i kualifikonte në fazën tjetër, përndryshe duhet të presë deri në fund.

Luis Enrique, trajner i Spanjës:

Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo që zhvilluam në Elçe. kjo është një ndeshje rëndësishme për ne, pasi fitorja na kualifikon.

Barazimi sot në Zagreb nuk do t’i shërbente asnjërës skuadër. Po sot në 20:45 do të luajnë edhe Belgjika me Islandën. Kjo ndeshje ka rëndësi për belgët, pasi islandezët sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën B.

Tv Klan