184 skuadra në garë, stadiumi ‘Air Albania’ pret finalen e turneut të ri te UEFA

Sezoni 2021-2022 do jetë viti i debutimit të Conference League, kompeticionit të ri të UEFA-s ku do marrin pjesë ekipe nga 55 federatat pjesë e organit më të lartë të futbollit Europian. Këtë të hënë u prezantua dhe trofeu zyrtar, i karakterizuar nga 32 cilindra gjashtëkëndësh që lakohen duke nisur që prej bazës së saj.

Trofeu ka një lartësi prej 57.5 centimetra dhe peshon 11 kilogramë. Prezantimin e saj e bëri presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili në fjalën e tij theksoi se krijimi i këtij kompeticioni ka mision përfshirjen e skuadrave nga i gjithë kontinenti për të garuar për një trofe Europian.

184 skuadra do marrin pjesë në raundet kualifikuese, por vetëm 32 prej do shkojnë në fazën e grupeve. Në fund të gjashtë sfidave, tetë vendet e para të çdo grupi do shkojnë në fazën me eliminim direkt. Ekipet e tjera do vijnë pas eliminimit nga Europa League, pikërisht skuadra që renditet e treta në grup.

Raundet kualifikuese do nisin prej 8 korrikut, ndërsa finalja e madhe është programuar për t’u mbajtur në Tiranë më 25 Maj 2022 në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Klan News