Futbolli në Shqipëri vijon bojkotin, por Liga Profesioniste kërkon sponsor për Kategorinë Superiore. Në një deklaratë për mediat Liga shkruan se të gjitha kompanitë e interesuara mund të bëhet sponsor gjeneral.  

Liga Profesioniste e Futbollit ka vendosur edhe çmimin dysheme: 100 milionë lekë. Sipas Ligës sponsori gjeneral përfiton ndër të tjera të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore .

Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor gjeneral për sezonin e ri të Kampionatit Shqiptar “Kategoria Superiore”.

Sponsori Gjeneral përfiton ndër të tjera të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore (Superligës) dhe shumë përfitime të tjera të cilat janë pjesë e një pakete të kompletuar sponsorizimi.

Kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën e tyre duhet të jenë kompani me imazh dhe reputacion të shkëlqyer në nivel kombëtar dhe/ose ndërkombëtar.

Paketa e sponsorizimit propozohet për sezonin futbollistik 2020/21 me kërkesën e Ligës për një çmim dysheme prej 10 milionë lekësh, lexohet ndër të tjera në njoftimin e Ligës së Profesionistëve”, është kjo deklarata e Ligës Profesioniste./tvklan.al