Liga negocion kërkesat me qeverinë

Liga negocion kërkesat me qeverinë

16:55 20/10/2020

Pritet vendimi i kryeministrit për ligjin e sponsorizimit

Duhet vetëm vendimi i kryeministrit të Shqipërisë që problemet financiare të komunitetit të futbollin të marrin fund. I deleguari i qeverisë, deputeti socialist Fidel Ylli, deklaroi se çështja është pranë zgjidhjes, mbetet vetëm që kreu i ekzekutivit të japë dakordësinë e tij.

Ligji i sponsorizimit është thelbi i kërkesave ekonomike të komunitetit të futbollit. Por presidenti i Ligës Edvil Libohova u tregua i hapur që të negociojë edhe mbi këtë pikë.

Në fund të kësaj jave, kampionati duhet të ishte në javën e 7.

Tv Klan





Të ngjashme