Kampionati suedez i futbollit është liga me lojën më të rrjedhshme mes turneve Europianë. Përfundimet dolën nga një vëzhgim për pjesën e parë të sezonit në 37 liga nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve në Sport pranë Universitetit të Nojshatelit në Zvicër për minutat që përdoren realisht gjatë një ndeshje futbolli.

Allsvenskan siç quhet ndryshe kampionati në Suedi ka një kohë efektive të lojës prej 60.4% të 90 minutave. Ky rendiment është më i lartë se UEFA Champions League, turneu më i rëndësishëm për klube në kontinent që është ndalur në 60.2%. Në pozitën e tretë është Eredivise në Holandë me 58.6%. Për të gjetur një kampionat të rëndësishëm duhet zbritur në vendin e katërt ku është Bundesliga me 58.5% të lojës efektive. Serie A renditet në vendin e shtatë, Premier League është e 13, Liga franceze e 15 dhe La Liga e 17.

Tv Klan