Takimi i javës së tretë do rikuperohet me 17 Mars

Juventus-Napoli do të luhet më 17 Mars. Vendimi u mor nga Liga e Seria A, me drejtuesit e lartë të futbollit italian që zgjodhën këtë datë për rikuperimin e sfidës së vlefshme për javën e tretë të Seria A. Fillimisht takimi ishte programuar për më 4 Tetor 2020, por nuk u zhvillua pasi Napoli nuk u paraqit në fushë.

Gjithçka për shkak se në radhët e saj kishte raste pozitive. Ndërkohë, Juventus zbriti në fushë dhe për këtë, bardhezinjtë fituan ndeshjen në tavolinë. Gjithsesi, Kolegji i Garancisë, vendosi me 22 Dhjetor për të hedhur poshtë këtë verdikt, duke rikuperuar sfidën.

E njëjta situatë ndodhi edhe në takimin e programuar të martën në mbrëmje, mes Lazios dhe Torinos. Në “Olimpico” zbriti në fushë vetëm skuadra e Simone Inzaghi, ndërkaq torinezët munguan për shkak se në radhët e tyre janë shënuar raste pozitive me Covid-19.

Klan News