Opozita parlametare, kundër formulës së PS


Opozita parlametare, kundër formulës së PS

12:15 28/09/2020

Gjiknuri: Votohet ekipi. Murrizi: E çojmë në Kushtetuese

Opozita parlamentare e kundërshtoi edhe në Komisionin e Ligjeve propozimin e Partisë Socialiste për listat e deputetëve.

Përfaqësuesit e saj thanë se kjo formulë nuk u jep realisht peshë preferencave të zgjedhësve për deputetët, por përzgjedhjes së bërë nga kryetarët e partive.

Damian Gjikunuri u përpoq që t’i bindte për të kundërtën edhe pse pranon se formula e tyre e nis llogaritjen nga votat për subjektin politik dhe lë në plan të dytë ato për kandidatët.

“Partitë politik konkurrojnë me ekip, dhe zgjedhësit kur shohin ekipin thonë “mua më pëlqejnë Manja dhe Vasilika” pse duhet t’i vë kryqin një njeriu dhe duhet t’i heqë shanset një tjetri. Ai vihet para një vështirësie dhe kjo ka dalë nga eksperienca. Nëse nuk vendosim kriter dhe prag, a mundemi që të sigurojmë një deputet të denjë. Zgjedhësit votojnë më shumë për partinë, jo për emra. 70% e votave shkojnë për ekipin jo për emra. Po marr rastin e Vlorës: PS ka 66 mijë vota, i pëlqen Damiani dhe X, 6-7 mijë vota shkojnë për emra, pjesa tjetër shkon për partinë, ç’a do thoni ju se do zgjidhet deputet me 300 vota. Me pak fjalë propozimi jonë është me model Perëndimor. Një individ kalon votat mesatare të një mandati, siguron mandatin”.

Gjiknuri pranon se në qarqe më të vogla vullneti i zgjedhësve mund të deformohet, por pa peshë të madhe.

Aq e komplikuar iu duk anëtarëve të opozitës formula e llogaritjes së mandateve, saqë u krijua një kakofoni shifrash.

Sa i përket koalicioneve, Gjiknuri thotë se dalja me një listë nuk i dëmton subjektet.

Për ta konkretizuar, sjell një shembull se si mund të jetë renditja e kandidatëve të koalicionit opozitar.

Por Myslym Murrizi që ka një propozim të tijin të firmosur nga 8 deputetë, e kundërshton dhe lajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse propozimi i PS miratohet.

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që amendimet të miratohen në seancën e 1 Tetorit, por më parë socialistët duhet të sigurojnë 84 vota. Opozita jashtë Parlamentit ka paraqitur ndërkohë një draft të sajin në Këshillin Politik për mënyrën e shpërndarjes së mandateve dhe për koalicionet.

Tv Klan





Të ngjashme