zana xhukaKomisioni i ligjeve miratoi shkarkimin nga detyra të Kryetares së Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, Zana Xhuka, pas kërkesës së bërë nga 51 deputetë të mazhorancës.

Në séance dëgjimore të parashikuar me zonjën Xhuka, ajo nuk ishte e pranishme. Edhe opozita u prezantua vetëm me Nënkryetarin e Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, i cili tha se procedura e ndjekur është në kundërshti me ligjin dhe se është tentative për të kapur politikisht institucionet e pavarura.

Për mazhorancën shkarkimi i Xhukës ul dhe vendimet që kryetarja e ILDKP-së ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës së saj.

Opozita thotë se në këtë rast kuvendi po tejkalon kompetencat e ngarkuara me ligj, ndaj paraljamëron që nismën e marrë nga shumica t’ja bashkangjisë ankimit në gjykatë kushtetuese.

Në kërkesën e tyre, si kundër dhe në raportin e prezantuar javë më pare, deputetët e shumicës rendisin një sere paligjshmërish, që nisin me emërimin e zonjës Xhuka në krye të ILDKP-së, refuzimin e saj për t’iu përgjigjur kuvendit, si dhe mosushtrimin e kompetencave lidhur me trajtimin e rasteve të konfliktit të interesit  , masat për parandalimin dhe zgjidhjen e tyre,  për shkak të mostrajtimit brenda afateve ligjore.