Emisioni “Historia Ime” në “Tv Klan” ka zbardhur statistikat e vitit 2019 lidhur me denoncimet për dhunë në familje, sipas të cilit “vetëm 3% e grave që kanë përjetuar dhunë nga partneri i tyre i tanishëm, kanë raportuar në polici incidentin më të rëndë të dhunës”.

Avokatja Asia Tuku shprehet se ligji ekziston, përditësimi i fundit i të cilit për ashpërsimin e masave lidhur me rastet e dhunës në familje është bërë në vitin 2020. Ky përditësim përfshin zgjerimin e grupit të personave që përfshihen në dhunën në familje. Megjithatë, ajo thotë se pavarësisht ashpërsimit dhe ekzistencës së ligjit, nuk ka denoncime të rasteve.

Mirela Milori: Ligjet kanë ardhur duke u ashpërsuar apo jo?

Asia Tuku: Po, madje azhornimi i fundit kundër dhunës në familje është bërë në 2020, vjen duke u ashpërsuar, duke zgjeruar grupin e personave kush futet në dhunën në familje. Dhuna ushtrohet, duhet parandaluar absolutisht, ka ligje, por janë individët që duhet të drejtohen.

Mirela Milori: Ligji ashpërsohet. Ky ashpërsim i ligjit, ka sjellë ulje të dhunës?

Asia Tuku: Jo.

Marsi Simo: Kemi dhe një vit, është bërë në kohën e pandemisë, është i ri.

Asia Tuku: Por prapë, nuk jemi në fazën që nuk kemi pasur një ligj. Sado të marrë ligji një formë më të egër, prapë rastet nuk janë denoncuar. Nuk kemi denoncim të rasteve, ka mungesë.

Në rastet kur gratë marrin përsipër divorcin, a ka një mungesë institucionale, apo ekziston insitiucioni dhe nuk dinë ku të drejtohen sepse më pas kërkojnë gjëra bazike si ndihma ekonomike apo një minimum pagese nga bashkia.

Marsela Lekli: Mesa kam informacion unë, ka një task forcë që ngrihet për këto gra dhe në momentin që mund të kërkojnë ndihmë ekonomike, në varësi të fëmijëve dhe problematikave që ka familja, por kaq, nuk është se ka një ndihmesë më të madhe.

Mirela Milori: Pikërisht, shpesh këto gra janë pa profesion. Nga martesa, përveç mëmësisë, nuk kanë marrë asnjë profesion dhe kur ngelen në mes të katër rrugëve, janë një kosto shumë e madhe për t’u menaxhuar, një pjesë ë tyre ia dalin, një pjesë e tyre nuk munden, nga dhuna apo situate të tjera.

Marsela Lekli: Edhe nga mosha. Përpos dhunës që ka hasur ndër vite, normalisht që marrin një profeson. Mund të flasim për një zonjë të moshës 50-55 vjeç, sa kapacitet ose aftësi mund të ketë për të përthithur një profesion, traumat që mund të ketë kaluar ndaj dhunës, janë të lidhura shuëm gjëra ndaj njëra-tjetrës. Nuk po flasim për një moshë të re që mund të jetë e aftë për të kapur një profesion, por një moshë madhore. /tvklan.al