Kuvendi miratoi me 63 vota pro, 29 kundër dhe 3 abstenim, ndryshimin në ligj që lejon importin e mbetjeve. Për të votuan pro vetëm deputetët e maxhorancës, ndërsa opozita votoi kundër. Kundër votuan edhe socialistët: Ben Blushi, Dashamir Peza dhe Mimoza Hafizi dhe Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. U miratua edhe një propozim i LSI-së që lejon shoqërinë civile të monitorojë hyrjen e këtyre mbetjeve në pikat doganore.

Debatet për këtë propozim zgjatën rreth 10 orë. Ish-Kryeministri Berisha tha se pas këtij ligji qëndron mafia e plehrave dhe akuzoi pasardhësin e tij se ka mashtruar shqiptarët.

Për Kryeministrin Rama ndezja e dritës jeshile për importin e mbetjeve vjen pasi Shqipëria ka përmbushur standartet sa i përket riciklimit.

 

Ne këtë debat deputeti Ben Blushi hodhi akuza ndaj mazhorancës se ligji bëhet për një grusht investiorësh.

Kryeministri u rikthye sërish në sallën e kuvendit ku i’u kundërpërgjigj akuzave për kapjen e industrisë së riciklimit nga mafia.

Parlamenti miratoi me 74 vota pro dhe 23 kundër dekretin e presidentit që ktheu për rishqyrtim ligjin për masat shtesë për sigurinë publike, ku u morën parasysh një pjesë e vërejtjeve të bëra nga kreu i shtetit.

Përfaqësuesit e opozitës thanë se procedura e ndjekur nga maxhoranca për sjelljen e draftit për votim ishte antikushtetuese duke votuar kundër propozimeve të reja të bëra në të.

Tv Klan