Rrjeti social i njohur për videot e shkurtra, TikTok, ka deklaruar se do të ndalojë operimet në Hong Kong. Vendimi vjen si pasojë e miratimit të ligjit të ri të sigurisë nga ana e Kinës.

Agjencia e lajmeve Reuters, ka deklaruar se kompania do të dalë nga qyteti brenda ditësh. Facebook dhe Twitter gjithashtu kanë “ndaluar” bashkëpunimet me policinë e Hong Kongut në lidhje me informacionet e përdoruesve.

Aplikacioni u lëshua nga një kompani kineze në fillim. Tashmë drejtohet ndaj ish drejtori ekzekutiv i Ëalt Disney, Kevin Mayer. Ai ka deklaruar më parë se informacionet e përdoruesve të aplikacionit nuk ruhen në Kinë.

Kompania është shprehur nëse nuk do t’i bindet asnjë kërkesë të qeverisë kineze për të censuruar përmbajtjet apo për t’i dhënë akses mbi informacionet e përdoruesve. /tvklan.al