Parlamenti do të miratojë projektligjin për Radio Televizioniet publike dhe private. 150 nenet e këtij ligji përcaktojnë parametrat e funskionimit të këtyre mediave audiovizive si dhe kriteret për licensimin e tyre. Në komisionin e ekonomisë dhe financës u dikustua për aspektet ekonomike të këtij projektligji, në eleminimin e konkurencës së pandershme dhe përcaktimin e taksa paguesve për radiotelevizionin. Kryetari i komisionit të medias Musa Ulqini kërkoi që çdo sponsorizim të bëhej në përputhje me ligjin përkatës në fuqi për të mënjanuar reklamat mashtruese në rastet e mallrave me cilësi të ulët.

Pamje te godinës së TVSH-së. Pamje komisioni i medias, Musa Ulqini./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame