Polonia prej ditësh është përfshirë në një valë protestash, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ndalon abortin thuajse plotësisht.

Pas protestave, në Poloni ka nisur një greve, pasi gratë janë kundër ndalimit të abortit. Ndërkohë që tani protestat nuk po zhvillohen më në rrugë, por dhe në Parlament.

Deputetët e opozitës zhvilluan një protestë në Parlament dhe në duar mbanin tabela “Kjo është luftë” dhe “Turp”.

Ndërkohë opozita ka marrë dhe një përgjigje nga qeveria, e cila ka thënë se vendimi nuk mund të ndryshohet.

Jaroslaw Kaczynski, i cili është gjithashtu zv/kryeministër dhe konsiderohet si udhëheqësi i vërtetë i vendit, tha se protestat ishin një përpjekje për të “shkatërruar” Poloninë dhe u bëri thirrje të gjithëve që të mbronin kombin.

Vendimi i së enjtes së kaluar nga Gjykata Kushtetuese mbylli një nga pak bazat e mbetura ligjore për lejuar abortin në Poloni, por që ka shtuar shumë zemërimin e qytetarëve./tvklan.al