Për t’i mbajtur fëmijët e saj larg nga rreziqet, prapësitë apo gabimet e adoleshencës psikologia, Doklea Hadërgjonaj, tha në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se në shtëpinë e saj kishte vendosur një “ligj”.
Psikologia tregon se djalin dhe vajzën e saj deri në moshën 18-vjeçare nuk i lejonte që të flinin jashtë, në shtëpitë e miqve të tyre. Sipas saj me kalimin e viteve, kur dy fëmijët u rritur dhe u bënë më të matur, “ligjet” në shtëpinë e saj ndryshuan.
“Vajza ime deri në moshën 18-vjeçare nuk ka fjetur jashtë asnjëherë. Në shtëpinë time ka qenë ligj, që nuk do flinte jashtë as djali dhe as vajza. Vajza ime pas moshën 18-vjeçare iku me studime jashtë, normalisht që tani është e lirë edhe kur shkojnë në Shqipëri, ka dalë me shoqërinë e saj. Tani është rritur ka marrë edukatën e saj, i di rreziqet”.
“Je më shumë i sigurt si prind, që ajo di si të sillet, e di që nuk është më e vogël që të bjerë pre e diçkaje që në fillim i duket e bukur, e më pas ta lëndojë, jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht. Prandaj dhe ne jemi shumë të kujdesshëm”, tha Doklea Hadërgjonaj./tvklan.al