Ligji për arsimin e lartë do të ndryshojë


Ligji për arsimin e lartë do të ndryshojë

16:20 10/09/2021

Rama: S’ka ligj perfekt, ka nevojë për axhustime

Një nga ligjet më të debatuar dhe të kontestuar nga opozita në kohën kur u miratua, ligji për arsimin e lartë pritet t’i nënshtrohet amendimeve.

Vetë Kryeministri që e ka bërë të ditur këtë vendim i ka kërkuar ndihmë për të konsultuar ndryshimet anëtareëve të sapoemëruar të bordit të akreditimeve të agjencisë së sigurimit të cilësisë në universitete në takimin publik që zhvilloi me ta.

“Ne do ju shfrytëzojme sa të mundemi. S’ka ligj perfekt ka nevojë për axhustime. Na vlen shumë ekspertiza juaj”.

Si ish-pedagog i arteve të bukura vetëm me diplomën e këtij universiteti, Kryeministri shpreh rezervat e tij për ligjin e arsimit të lartë që dhe për artistët që janë në fushën e mesimdhënies, domosdoshmëri kanë Masterin dhe Doktoraturën.

“Unë jam i vetmi pa Master në qeveri,por kur më thonë miq të mi të arteve që po bëjnë Master, Doktoratura, mbase jam gabim por pse nevojitet dhe për një artist. Jo po më thonë që Bolonja”.

Të 11 anëtarët e bordit të akreditimit të universiteteve janë personalitete të njohur vendas dhe të huaj që të gjithë bashkëpunojnë me universitetet më të njohur ndërkombëtare.

Tv Klan






Të ngjashme