Sipas një ligji të ri në Zelandën e Re që ka hyrë në fuqi nga 1 Tetori, të gjithë turistët janë të detyruar të zhbllokojnë celularët e tyre para autoriteteve doganore, përkundrazi gjobiten 3200 Dollarë.

Por menjëherë  kjo normë ka ngjallur diskutime të ashpra në radhët e institucioneve për mbrojtjen e të drejtave civile, pasi privatësia është e rrezikuar. Kritikat fokusohen pikërisht mbi faktin se në smartphonë kushdo mund të mbajë informacione personale të ndjeshme, si foto shumë personale, emaile, kartela klinike e të dhëna të tjera.

Sipas Këshillit për të Drejtat Civile në Zelandën e Re, ky ligj konsiderohet si dhunim i privatësisë, pasi i jep të drejtë të plotë autoriteteve të detyrojnë turistët për kontrollin e telefonave të tyre, pa dhënë asnjë mundësi ligjore për të kontestuar urdhrin.

Klan Plus