Ligji për dialog çohet në Gjykatën Kushtetuese – TV KLAN

Ligji për dialog çohet në Gjykatën Kushtetuese

Dy partitë opozitare në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja, e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Kosovës për dialog me Serbinë. Ata nuk përjashtojnë edhe protestat.

Së paku në nëntë nene është shkelur  Kushtetuta e Kosovës në ligjin për dialogun me Serbinë vlerësojnë partitë opozitare LDK-ja dhe LVV-ja.

Deputetët e këtyre dy partive politike, kundërshtojnë në tërësi kushtetutshmërinë e këtij ligji.

Andaj ata kanë dërguar në kushtetuese për interpretim këtë ligj. Nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh atëherë nuk përjashtohen protestat.

“Kuvendi deri më tani do të duhej që ndalonte Presidentin Hashim Thaçi të dialogojë për ndarje të Kosovës.”

Këto dy parti vazhdimisht kanë kundërshtuar rolin e presidentit Hashim Thaçi në dialogun Kosovë Serbi.  Së fundmi po kundërshtojnë edhe ligjin për dialogun dhe platformën e cila sipas tyre I lë hapësirë negocimit të territorit të Kosovës.

Tv Klan

Kategori
KosovaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*