Parlamenti mblidhet paraditen e sotme dhe në rend të ditës është vendosur një nga ligjet e rëndësishme që prej kohësh ka mbetur pezull për shkak të mungesës së konsensusit mes palëve.

Bëhet fjalë për ndryshimet në Ligjin për Magjistraturën, të cilat kërkojnë një shumicë të cilësuar për votim.

Por grupet parlamentare të opozitës pritet ta bojkotojnë edhe seancën e sotme.

Partia Demokratike ka njoftuar se në orën 11:00, kryetari Basha do të prezantojë ndryshimet në ligjin Antimafia që sipas saj çlirojnë ekonominë nga korrupsioni dhe oligarkia.

Në njoftimin paraprak, demokratët thonë se ndryshimet në ligj kanë të bëjnë me sekuestrimin e pasurive publike të fituara në kontrata në kundërshtim me ligjin.

Tv Klan