Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, pas takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e Grupit punues ndërministror për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, theksoi se ky ligj është në frymën e vlerave evropiane, por gjithashtu është një lëvizje inkurajuese që duhet të ofrojnë kohezion ndëretnik.

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, u kërkoi institucioneve të respektojnë këtë ligj dhe qeveria do të sigurojë asistencë teknike për funksionalitet të plotë dhe përçueshmëri. Rashkovski njoftoi se personat që do të angazhohen në Agjenci, janë të angazhuar në Sekretariatin e Përgjithshëm, dhe kalimi i tyre bëhet me qëllim që të fillojë zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Si me rekomandime ashtu edhe teknikisht, ndihma më e madhe duhet të ndjekë Agjencinë për zbatimin e gjuhëve, sigurisht sepse është një institucion i ri që po formohet tani.

Sela bëri të ditur se kompletimi i kuadrit të Agjencisë, do të bëhet pas mbarimit të Zgjedhjeve Presidenciale të 21-Prillit, dhe më pas do të përpilojë programin vjetor.

Përndryshe, me 69 vota, në Parlamentin e Maqedonisë u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve, me miratimin e ligjit, gjuha shqipe përdoret në mënyrë të barabartë në të gjitha komunat dhe në të gjitha organet e administratës shtetërore.

Deri te funksionalizimi i Agjencisë së Gjuhës Shqipe duhet të kalojnë edhe pesë hapa, pasi paraprakisht u caktua lokacioni i cili do të jetë në ish-hapësirat e Policisë Financiare.

Tv Klan