Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Policia ndryshon në përputhje me Kushtetutën. Një projektligj për ruajtjen e rendit dhe qetësisë i diskutuar në komisionet parlamentare synon në zgjerimin e kompetencave të policisë në vendosjen e gjobave. Kështu nëse deri tani gjobat për kundravajtje varionin nga 10 deri në 300 lekë të reja, projektligji i ri parashikon gjoba nga 500 lekë deri në 1000 lekë të reja.

Hyrja me dhunë ose qëndrimi në banesën e një shtetasi pa pëlqimin e tij ndëshkohet me gjobë ose tre muaj burg. Nëse ky veprim bëhet me përdorimin e armëve, projektligji parashikon që kundravajtësit të dënohen me një vit burg./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame