Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shteti Shqiptar merr masa për mbrojtjen e prodhimeve vendase nga konkurenca e mallrave të huaja që tregtohen me çmime më të ulta se vlerat normale të tyre. I tille është rasti i tregtimit të birrave të importit me çmime shumë të ulta duke nxjerrë jashtë tregut prodhimet e fabrikave vendase. Ky është thelbi i projektligjit të hartuar nga Qeveria Shqiptare, i quajtur anti-duping, i diskutuar në komisionin parlamentar të ekonomisë dhe financave.

Një organizëm i veçantë pranë Këshillit të Ministrave në bazë të kërkesave të prodhuesve vendas brenda 45 ditësh do të nisë hetimin ndaj tregtarëve të mallrave të importit. Mbi këto prodhues do të rëndojnë gjoba të rënda, që shkojnë nga 100 mijë lekë deri në 400 mijë lekë.

Hyrja në tregun shqiptar e shumë mallrave të huaja në mjaft raste pa paguar detyrimet doganore ka vënë në vështirësi prodhuesit vendasdhe ka paralizuar industrinë shqiptare ndaj ky projektligj do të vendos rregulla të reja të trgut./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame