Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg administratorin e kompanisë “Arbri Garden” dhe shoferin e saj, për 613 kilogramët me kokainë që u zbuluan në portin e Durrësit.

Shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri Donald Lushaj u arrestuan të mërkurën me sasinë rekord të kokainës.

Prokuroria argumentoi se ata kishin dijeni për drogën, ndërsa vetë të akuzuarit i hodhën poshtë akuzat.

/tvklan.al