Gjykata për Krimet e Rënda rivlerësoi këtë të enjte masat e sigurisë për 5 të arrestuarit e grabitjes së Rinasit.

Kjo gjykatë la në “arrest me burg” Arben Karafilin, Drejtor Operacional të kompanisë së sigurisë “ICTS”, Kujtim Picarin, shoqërues i vlerave monetare të bankës, së cilës iu grabitën paratë, si dhe Bledar Blloshmin e Fadil Jonuzaj agjentë të kompanisë “ICTS”, që punon për sigurinë brenda aeroportit.

Ndërsa për Vangjel Nikollën, Drejtor i Shërbimeve Aeroportuale u vendos masa e sigurise arrest shtëpie, nën mbikqyerje elektronike.

Mbi këta 5 persona rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, për grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit, mesditën e 30 Qershorit.

3 persona të armatosur thyejnë sigurinë në Rinas dhe nën kercënimin e armëve arritën të grabisin 1 milionë euro. Gjykata e Krimeve të Rënda rivlerësoi masat e sigurisë për 5 të arrestuarit pasi mori në dorëzim hetimin e grabitjes së spektakolare pas shpalljes se moskompetencës nga ana e Prokurorisë së Rrethit Krujës.

Tv Klan